Sali Berisha mbërrin në Kuvendin Kombëtar të PD-së, demokratët e surprizojnë me reagimin e tyre

17.07.2021 11:57:31

Kuvendit Kombëtar të PD-së iu bashkua pak çaste më parë edhe ish-lideri drejtues i saj Sali Berisha. Mbërritja e tij në Pallatin e Kongreseve u shoqërua me ovacione.

Në videon e publikuar në media dëgjohen vërshëllime të shumta dhe thirrje “Berisha, Berisha…” që të kujton  mitingjet e dikurshme që mbante Berisha me demokratët.

Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar

Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa më pas do të japin mesazhin e tyre edhe 19 drejtuesit politik të Partisë Demokratike.