Rajoni planor lindor i Maqedonisë mbajti tryezë të rumbullakët për çështje zhvillimore

13.10.2016 21:50:03

U mbajt tryeza e rumbullakët e Këshillit për zhvillim të rajonit planor lindor, me temë ”Zhvillimi rajonal dhe rajohet e mbrojtura”.

Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes te njerëzit për nevojën për zona të mbrojtura në këtë rajon, që janë për të mirën e publikut, sipas fushatës ”Nesër është sot”.

Sipas organizatorëve, është duke përfunduar zbatimi i fazës së parë të Programit për mbrojtjen e natyrës, kurse faza e dytë duhet të filloj në janar të vitit 2017, me një kohëzgjatje prej 4 viteve.

Në këtë tryezë morën pjesë të gjithë kryetarët e komunave të rajonit planor lindor, ndërkaq projekti mbështetet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.