Lëvizjet e policëve nëpër Serbi, të pasigurta (Video)

13.10.2016 21:41:13

Policia e Kosovës ka sugjeruar punonjësit e vet se shkuarja dhe lëvizjet nëpër Serbi janë jo të sigurta dhe si të tilla rezultojnë me pasoja të paparashikueshme për ta.

Kjo kërkesë e policisë është parë e domosdoshme nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nga ekspertë të sigurisë.

Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit për Siguri, këtë siguri të pjesëtarëve të policisë gjatë kalimit nëpër Serbi e ka parë të domosdoshme.

Edhe Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, për televizionin theksoi se çdo pjesëtar që është i punësuar në agjensione ekzekutive të ligjeve, duhet sugjeruar për territoret të cilat rrezikohen të ndalen.