Izet Gërxhaliu i cili ishte zhdukur para disa ditësh është gjetur i vdekur në Hallaq të vogël të Lipjanit.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
“Vdekja cilësohet si e dyshimtë”.
Rastin e kanë konfirmuar edhe familja Gërxhaliu në Lipjan.
Gërxhaliu ka qenë punëtor i Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, dhe ishte i zhdukur që prej datës 22 tetor.