Disa nga makineritë më të mëdha që ka prodhuar ndonjëherë njeriu:
Liebherr T 282B: kamioni më i madh në botë për transport projektuar në vitin 2004 nga një prodhues gjerman.
Bagger 288: makineria më e madhe për gërmime e prodhuar nga kompania gjermane “Krupp”.
Transportuesi Craëler: automjeti me zinxhir i dytë më i madh në botë, e përdorur për të transportuar raketën Saturn V.
Takraf RB293: është një eskavator gjigand i prodhuar nga një kompani industriale gjermane.
Transportuesi F60: është një nga makineritë më të mëdha në botë që mund të lëizë. Përdoret në minierat e hapura të argjilave në Gjermani.
Hadron Collider: kjo makineri është ndërtuar nga Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) për testimin e disa parashikimeve rreth energjisë. Shtrihet nën kufirin franko-zviceran afër Gjenevës, në Zvicër.
BHC SR-N4 Mk-3: Mjeti lundrues jo ushtarak më i madh në botë, e cila mund të mbajë 418 pasagjerë dhe 60 makina.
Typhoon: Nëndetësja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë. Ajo u përdor nga marina sovjetike në vitet 1980. Në kohën e saj ajo ishte një nga armët më të frikshme të shkatërrimit në masë.
Emma Maersk: Anija kontenier më e gjatë e ndërtuar ndonjëherë. Ajo mund të mbajë rreth 14 000 kontenierë më shumë se çdo anije tjetër.
Knock Nevis: Anjija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë. Ajo më parë ka qënë një anijë cisternë dhe si e tillë ka mbajtur rekordin e anijes më të madhe në botë, 452 metër e lartë.
Airbus A380: Avioni më i madh për pasagjerë. Ai fluturoi për herë të parë në vitin 1991, mund të mbajë 853 njerëz, transmeton syri.
Antonov An 225: Ky është një nga aeroplanët më të mëdhenj dhe më të rëndë të ndërtuar ndonjëherë. Ai bëri fluturimin e tij të parë në vitin 1988.