Para se të bësh zëdhënësin e qeverisë britanike, tregoji shkaqet që e çuan Astritin drejt vdekjes!

23.11.2016 23:56:11

Nga Rexhep Kastrati

Rexhep Selimi pas një heshtjeje rreth vetëvrasjes së Astrit Deharit, ka dalë me një deklaratë si të ishte zëdhënës i Qeverisë britanike. Dhe na tregoi se britanikët kanë refuzuar ftesën e MD dhe Prokurorisë për të ndihmuar rreth rastit të Astritit se nuk paska dashur të përzihet në gabimet e bëra këtu. Dhe e thotë këtë, përkundër përgjigjes së qartë që e ka kthyer Ambasada britanike që ia ka njohur kompetencën profesionale autoriteteve vendore dhe EULEX-it. Megjithatë, sikurse pjesëtarët tjerë të sektës okulte të Albinit, edhe Rexhep Selimi e konsideron veten ekspert universal që di gjithçka, pra edhe ka interpretim personal edhe për qëndrimet zyrtare të shteteve të ndryshme. Mirëpo, tashmë gjithçka është e qartë për opinionin sa i përket vetëvrasjes së Astritit, kurse po i interesojnë shkaqet që e kanë çuar Astritin drejt vetëvrasjes. E në këtë aspekt, ka shumë për të thënë edhe Dardan Molliqaj, edhe Rexhep Selimi, sepse ata e dinë mirë pse Astriti ka bërë vetëvrasje. Pra, Rexhep Selimi para se të flasë si zëdhënës i Qeverisë britanike, duhet të tregojë shkaqet që e kanë shtyrë Astritin të bëjë vetëvrasje. Dhe ashtu qysh nuk mundën të fshehin të vërtetën për vetëvrasjen e Astritit, po ashtu nuk do të mund të fshehin as të vërtetën për shkaqet që e shtynë atë të bëjë vetëvrasje. Dhe kjo do të jetë pjesa më interesante që duhet ta rrëfejnë…