Katër persona janë lënduar në Londër, pasi një makinë është përplasur në mesin e një grupi këmbësorësh.
Aksidenti ka ndodhur në një rrugë pranë Battersea Park e cila tani është e mbyllur për trafikun. Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, transmeton lajmi.net.
Pretendohet se katër persona u plagosën dhe shkalla e lëndimeve të tyre ende nuk dihet.