Rusi: Hedhet poshtë raporti për përfshirjen e Putinit në zgjedhjet e SHBA-së

15.12.2016 21:05:05

Zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë raportin e rrjetit NBC News, se zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara konsiderojnë me “nivel të lartë të besueshmërisë”, se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte personalisht i involvuar në përpjekjet ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Duke i cituar dy zyrtarë të lartë, NBC News ka raportuar se inteligjenca e re “tregon se Putin personalisht ka udhëhequr se si materiali i hakerëve nga demokratët amerikanë të rridhte dhe të përdorej”. Raporti i rrjetit NBC Neës u bë në periudhën kur kundërthëniet për dëshminë e përzierjes së Rusisë janë shtuar, pas vlerësimit të agjencisë CIA, se synim i Moskës ishte për t’i ndihmuar kandidatit republikan, Donald Trump, për ta mundur demokraten, Hillary Clinton, në zgjedhjet e 8 nëntorit.

 

Donald Trump doli fitues në zgjedhje. Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, u tha sot gazetarëve se Kremlini komsideron se raporti është “marri qesharake”, ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve, RIA. “Marritë qesharake nuk mund të kenë bazë”, tha Peskov. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka vlerësuar se raporti është “budallallëk”. Raporti i rrjetit NBC Neës thotë se inteligjenca kishte ardhur nga burime diplomatike dhe spiunët që punojnë për aleatët e Shteteve të Bashkuara.