Flet dëshmitari i sulmit terrorist: Isha ballë për ballë me vrasësin e Stambollit

01.01.2017 13:33:22

Dëshmitari okular Mehmet Dag ka thënë se ai ishte ballë për ballë me sulmuesin në lokalin e natës në Stamboll.

“Unë kam qenë në shok në vendin e ngjarjes. Nuk mund të lëvizja. Së pari ai qëlloi në drejtim të policisë. Pasi qëlloi në drejtim të tyre, ai shtiu në dikë që qëndronte aty. Pastaj kishte në shënjestër sigurimin”, thotë ai erdhi ballë për ballë me sulmuesit.

“Kur ai hyri, ne nuk e dinim se çfarë ka ndodhur. Nisën krismat armëve dhe pas pak një shpërthim. Unë kisha kontakt sy me sy me të. Ai ishte duke na shikuar neve dhe qeshte”, tha ai.

Askush ende nuk është arrestuar në lidhje me sulmin.