Një mbikëqyrës i Qeverisë amerikane ka nisur një hetim për veprimet e ndërmarra nga FBI gjatë fushatës zgjedhore presidenciale
Vendimi i drejtorit të FBI-së, James Comey’s, për të rihapur hetimet ndaj kandidates Hillary Clinton, tronditi garën për president, shkruan BBC.
Inspektori i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz, tha se do të hetoj veprimet e ndërmarra nga Comey.
Hetimet u mbyllën vetëm pak ditë para se të votohej.








































