“Gjykata nuk ka më mundësi ligjore për të bërë probleme, për të vepruar në dy propozimet e prokurorisë”, deklaroi për Alsat-M avokati Jovan Joanidis.
Joanidis thekson se Prokuroria Speciale ka mundësi ta ndjekë penalisht gjithsecilin që përpiqet ta pengojë punën e saj.
Rastin “Shuplakat e porositura” në komunën Qendër, kundër kryetarit të OBRM-PDUKM-së, e gjykon ushtruesja e detyrës kryetare e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova. Në seancën e para një muaji, gjykatësja refuzoi që Prokuroria Speciale të shfrytëzojë dëshmitarë të mbrojtur dhe vendosi të mos i pranojë si dëshmi incizimet nga bombat. Seancë e re e gjykimit të ish kryeministrit është caktuar më 22 shkurt.
Ndërsa të martën në bankën e të akuzuarit do të ulet ish shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski. Ai akuzohet se bashkë me gjashtë zyrtarë të tjerë në DSK për shkatërrimin e dokumenteve zyrtare.






































