Beqiri që këto komente i bëri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është shprehur se pavarësisht kësaj ngjarje, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, njofton Klan Kosova.
“Po të kishte acarim, do të duhej të dialogohej, duhet të përshëndesim veprimin dhe të inkurajojmë veprimin e tillë, në mbrojtje të kushtetueshmërisë”.
“Duhet të shohim në të ardhmen që nga dialogu të ketë veprim më konkret, për fat të keq Serbia nuk është sjellë si duhet por të mos harrojmë se janë tre palë, është Kosova, Serbia ashtu si edhe BE-ja dhe në këtë drejtim, duhet koordinim i tre palëve”.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se “i pëlqej apo jo Serbisë, Kosova është shtet dhe ka institucionet e veta”.
Ai ka komentuar edhe kërcënimet e Serbisë kundrejt Kosovës, pas ngjarjes së djeshme me trenin që u nis nga Beogardi e u kthye pas.
“Jemi për vazhdim të dialogut, por nëse mendojnë se mund të na frikësojnë me kërcënime, e kanë shumë gabim, sepse Kosova përpos që është shtet, nuk është e vetme, ka përkrahjen e shteteve të tjera jo për të shtyp tjerët por për të na ndihmuar të mbrojmë sovranitetin”.






































