Funerali i priftit French At Jacques Hamel, i cili u vra në kishën e tij nga dy ekstremistët islamikë, do të bëhet të martën pasdite.
Një ceremoni publike do të mbahet katedralen e Rouen, në Normandi, para se ai të varroset në një varrim privat, shkruan BBC.
Ati Hamel ishte prerë në fyt, kur dy terroristë sulmuan kishën e tij gjatë meshës së mëngjesit.
Sulmuesit – Abdel Malik Petitjean dhe Adel Kermiche që të dy ishin zotuar për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Dyshja, të dy të moshës 19 vjeçare, u qëlluan për vdekje nga policia pas marrjes peng.