Portieri Mark-Andre Ter Shtegen nuk dëshiron që të flasë për polemikat e golit fantazmë pas barazimit në Sevije.
“Nuk dua të flas për arbitrat. Ata janë njerëzorë si ne. Ndeshja përfundoi në barazim dhe është ashtu siç është. Ishte një ndeshje e vështirë. Betis luajti shumë mirë. Ata ushtruan tepër presion dhe na mbyllën shumë mirë. Në mbrojtje ne luajtëm mirë, por ishte e vështirë që të dilje prej saj. Mendoj në përgjithësi se ne bëmë një ndeshje të mirë. Por tani duhet të shohim atë çfarë na mungonte. Përpara kemi ndeshje shumë të vështirë dhe duhet të përqendrohemi që të ecim përpara. Ishim mirë në fillim dhe krijuam raste, ashtu siç bëmë edhe në pjesën e fundit. Por gjatë ndeshjes humbëm kontrollin. Megjithatë, duhet t’i japim merita edhe Betisit”, deklaroi gjermani, transmeton Panorama.





































