Shpërthim i fuqishëm në pjesën jugore të Turqisë

17.02.2017 20:00:57

Një shpërthim i madh ka goditur një ndërtesë në të cilën po qëndronin gjykatës dhe prokurorë në pjesën jugore të Turqisë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Viransehir, në provincën Sanliurfa, e cila është në kufi me Sirinë.

Shkaqet e këtij shpërthimi ende nuk janë të qarta, megjithatë kjo nuk është hera e parë që qytetet në Turqi goditen nga sulme të tilla.