Bashkëshortja e Bashës në çadrën e protestës: Detyra jonë të sakrifikojmë

21.02.2017 23:21:29

Bashkëshortja e Bashës në çadrën e protestës: Detyra jonë të sakrifikojmë

Aurela u shpreh fillimisht se aty është si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që në vitet 1992-1993 iu dha mundësia të iknin jashtë shtetit për një jetë më të mirë.

“Unë doja të thoja që jam këtu si bashkëshorte por jam këtu edhe si nënë e dy fëmijëve të vegjël. Jam këtu edhe si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që në vitet 92-93 iu dha mundësia të ikin jashtë shtetit, të studiojnë e të kenë një mundësi për një jetë më të mirë. Jam këtu edhe si bija e atyre prindërve, nënave dhe baballarëve, që na rritën me aq sakrifica. Dhe sot, është detyra jonë që ta kthejmë këtë sakrificë mbrapsht. Është detyra jonë që sot të bëjmë ne sakrificën tonë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më shumë, është detyra jonë që të qëndrojmë këtu në këtë shesh e të mos pranojmë asgjë më pak se sa standardet europiane. Ne nuk jemi qytetarë të dorës së tretë, ne nuk duam standarde të tjera, ne duam standardet e vërteta. Ne i kemi parë këto standarde, e dimë shumë mirë se çfarë janë ato. Ne duam për Shqipërinë atë që do çdo europian për vendin e vetë”, u shpreh Aurela Basha.