Ia drejton revolen në kokë foshnjës, vetëm pse e pengoi të bisedonte live në Facebook me shoqe (Foto/Video)

02.03.2017 21:47:54

Një adoleshente është duke u hetuar nga policia pas publikimit të një videoje, në të cilën ajo shfaqet duke ia drejtuar revolen në kokë një foshnje.

Molly Brazy 18-vjeçe nga Detroiti i Shteteve të Bashkuara është e njohur si këngëtare e muzikës rap, e cila është filmuar duke bashkëbiseduar me një mikeshë në Facebook, kur në një moment humb durimin dhe ia drejton revolen foshnjës që po e pengonte të fliste, transmeton Telegrafi.

Por ky veprim i pamenduar mirë do t’i kushtojë shtrenjtë, pasi policia ka filluar hetimet që nga publikimi i kësaj video në internet.

Ajo po bisedonte me një kolege kur në një moment shfaqet prapa saj një vajzë e vogël e cila e gjuan me një lodër, veprim ky që duket se e nervozoi tej mase këngëtaren.

“Pse po e bën këtë?” dëgjohet Molly derisa ia drejtonte revolen vogëlushes së pafajshme.

Policia është duke analizuar me vëmendje videon, dhe në momentin që konstaton se revolja ishte e vërtetë, ajo do të ketë telashe të mëdha.