Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pritet t`ia dorëzoj Projektligjin për Ushtri.
Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Zyra për Informim e Kuvendit.
Burimet e Rtklive bëjnë të ditur se Thaçi do t’ia dorëzoj Veselit Draft-Ligjin për Ushtri.
Ndryshe, Ligji për Ushtrinë e Kosovës ka kohë që është duke pritur. Madje, kjo ka qenë agjendë dhe premtim qeveritar në tri vitet e fundit. I gjithë spektri politik në vend prej kohësh kërkon miratimin e një Ligji për Ushtrinë e Kosovës, por ka qenë Lista Serbe ajo e cila në vazhdimësi ka penguar aprovimin e tij.