Qeveria miratoi ndryshimin e projektligjit për demarkacion, seanca pasnesër

20.02.2018 16:34:11

Qeveria e Kosovës miratoi ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryeministri Ramush Haradinaj u bëri thirrje kabinetit qeveritar qe të votojnë pro këtij projektligji.

“Me këtë vërtetojmë se Kosova nuk humb territor dhe propozoj që të votohet ky projektligj,” ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që seanca të mbahet sa më shpejtë dhe ka propozuar që të mbahet pasnesër në orën 10:00.

Ky projektligj është ndryshuar me marrëveshjen mes presidentit të Kosovës Hashim Thaqi dhe presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq.