Ishulli spanjoll ‘La Palma’, i cili është pjesë e Ishujve Kanarie, është përfshirë nga një zjarr i cili ka dalë jashtë kontrollit, ku janë evakuuar rreth 700 njerëz, thanë shërbimet emergjentes atje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rreth 200 zjarrfikës dhe ushtarë janë duke u përpjekur për të shuar zjarrin, raporton AP.
Policia spanjolle thonë se kanë arrestuar një gjerman 27-vjeçar i cili, sipas një burimi të afërt me hetimin, ka pranuar se ai ka shkaktuar aksidentalisht zjarrin.
Zjarri i fundit në këtë ishull, shpërtheu në vitin 2009, kur 4.000 njerëz ishin evakuuar.