Rruga ‘Agim Ramadani’ dhe hapësira përreth Kuvendit vazhdojnë të jenë të bllokuara

05.08.2016 07:16:32

Deri me tash ajo që dihet zyrtarisht është se ndërtesa e Kuvendit, pjesa mbrapa, është sulmuar me një armë anti-tank, apo siç njihet ndryshe, zollë,

(02:35 minuta) – Edhe pas më shumë se tre orë gjysmë nga shpërthimi në Kuvendin e Kosovës, rruga kryesore “Agim Ramadani” dhe hapësirat tjera përreth Kuvendit vazhdojnë të jenë të bllokuara nga policia.

Deri me tash ajo që dihet zyrtarisht është se ndërtesa e Kuvendit, pjesa mbrapa, është sulmuar me një armë anti-tank, apo siç njihet ndryshe, zollë, transmeton lajmi.net.

Personat e dyshuar për këtë sulm besohet se kanë përdorur një motoçikletë, të cilën më pas e kanë djegur afër Taukbahçes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe forenzika, për të mbledhur sa më shumë prova lidhur me ketë sulm të paprecedent.