Thonë që është INFARKT, kur mpihet DORA E MAJTË, por mund të jetë edhe MË KEQ!

05.08.2016 00:00:32

Me siguri nga dikush keni dëgjuar që kur mpihet dora e majtë është tregues i sigurt që do të pasojë infarkti, mirëpo, a është kjo krejtësisht e saktë?

Mpirja e dorës së majtë mund të jetë tregues infarkti, por edhe e sulmit në tru, posaçërisht nëse mpihet gishti i unazës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në këtë rast mpirja përhapet përgjatë nënllërës, supeve dhe koshit të kraharorit – thonë ekspertët e Ndihmës së shpejtë.

Pra, pos pjesëve të tjera të trupit, dhe vetë mpirja e gishtave të duarve mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë. Megjithatë, nuk duhet injoruar mundësinë e më së keqes.

– Duhet gjithmonë të fillohet nga ajo më e keqja dhe të përjashtohen njëra pas tjetrës. Më mirë është të shkohet te mjeku dhe ai të konstatojë që nuk është infarkt, sesa të supozoni që është diçka tjetër e të mos shkoni te mjeku.