Kryeministri Mustafa reagon lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

05.08.2016 08:13:16
????????????????????????????????????

Nëpërmjet një postimi në facebook. kryeministri Mustafa ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Sipas, tij ky sulm është atak ndaj pavarësisë sonë. Kryeministri Mustafa fton organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti, dhe qytetarët që të japin ndihmesën e tyre. Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e kryeminstrit Mustafa:

“Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.
Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë. IM”

ppppppppppp