Pas sulmit ndaj Kuvendit, Policia vëzhgon gjendjen përreth objektit

05.08.2016 08:19:00

Pas sulmit me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës, Policia vazhdon të qëndrojë para objektit të Kuvendit edhe në orët e hershme të mëngjesit.

Në orët e mëngjesit janë parë dy vetura të Policisë, të cilat e vëzhgonin gjendjen përreth objektit të Kuvendit, raporton Telegrafi.

dryshe, burime brenda Policisë kanë bërë të ditur se janë dy të dyshuar për sulmin me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës.

Të dy të dyshuarit kanë ikur në drejtim të Gërmisë më motoçikletë, e cila më pas është gjetur në Taukbashqe.