Vazhdimi i seancës në Kuvendin e Kosovës pas sulmit ndaj ndërtesës së tij

05.08.2016 08:29:35

Seanca e ndëprerë dje për mungesë kuorumi, do të vazhdojë sot në orën 12.

Vazhdimi i seancës do të paraprihet nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit që do të fillojë në orën 11.

Në vazhdimin e sotëm, Kuvendi pritet të trajtojë pikat e mbetura të rendit të ditës, si dhe do të votojë pikat e pavotuara dje për mungesë të kuorumit,

Është me interes të pritet të shihet se a do të ketë ndonjë reagim të Kuvendit gjatë vazhdimit të sotëm ndaj sulmit të bërë mbrëmë në ndërtesën e këtij institucioni.