Hashim Thaçi dënon sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

05.08.2016 08:47:42

Pas kryeministrit Mustafa, lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe Hashim Thaçi. Në postimin e tij në facebbok, Hashim Thaçi “dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit”.

Më tej, në postimin e tij, Thaçi shpreh besimin “se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zardhin rastin”.

Postimin e plotë të hashim Thaçit do të mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë.

Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe.

Kam besim se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin. Dhe kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zë vend në shoqërinë tonë. HTH”