Komuna e Gazi Babës sot realizon aksionin për mbledhjen e mbeturinave

05.08.2016 08:49:26

Komuna e Gazi Babës dhe NP Higjiena komunale sot dhe nesër organizon aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda: mobilje, pajisje për banjo, teknikë të bardhë, aparate elektronike,…për qytetarët nga pjesa urbane në territorin e komunës.

Shërbimet e Higjienës komunale mbledhjen e mbeturinave do ta realizojnë para shtëpive të tyre. Aksioni do të zbatohet prej 07:00 deri 11:00, përgjatë dy ditëve.

Sot do të përfshihen Autkomanda, Zhelezara dhe Keramidnica, kurse nesër Maxhari, Triangla, Hipodromi dhe Çento.