Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj Zoran Zaevit dhe zyrtarëve tjerë të lartë të LSDM-së, për lëndën e keqpërdorimeve financiare në fushatën zgjedhore të dhjetorit të kaluar.
Sipas Alsat-M, Zaevi ka deklaruar se përmes procedurës ligjore të dëshmojnë pafajësinë rreth financimit të fushatës zgjedhore të LSDM-së, duke theksuar se kjo parti shërben si shembull sa i përket organizimit të fushatës zgjedhore.
Zaevi në deklaratën e tij u ndal edhe në zhvillimet e fundit politike duke iu përgjigjur edhe OBRM-PDUKM-së. Zaevi edhe njëherë përkujtoi se nuk mban vendimi i Ivanovit, sepse sipas tij nuk bëhet fjalë për Deklaratën politike shqiptare, por bëhet fjalë për program qeveritar.









































