Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë në Përmet.
Nga të dhënat e para, mësohet se droga është zbuluar në një magazinë në fshatin Pagri të rrethit të Përmetit.
Ende nuk dihet sasi e saktë e drogës, po mendohet se në thasët e gjetura janë rreth 10 ton kanabis.
Në këtë operacion janë të përfshirë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.