Disa grupe radikale kroatësh në qytetin e Kninit, kanë djegur flamurin e Serbisë. Kjo ngjarje është transmetuar nga shumë media të Kroacisë.
Djegia e flamurit serb në Knin ndodh në kohën që Kroacia feston pavarësinë dhe ka përvjetorin e operacionit “Stuhia”. Mediat e shtetit kroat kanë sqaruar, se pas publikimit të pamjeve, dy shtetas janë arrestuar nga policia. Operacioni “Stuhia” i ndërmarrë nga ushtarakët kroatë, dëboi serbët nga Kroacia dhe solli pavarësimin e shtetit kroat. Pala serbe, operacionin në fjalë, e konsideron spastrim etnik të komunitetit serb në krahinën e Kninit.
Në këto ditë, duket se janë shtuar disi fërkimet politike mes Beogradit dhe Zagrebit.