Limaj; Duhet hapur rrugë zgjedhjeve

14.04.2017 19:04:16

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një intervistë në RTK që e plotë do të transmetohet sonte nga ora 21:00 ka thënë se Kosova është në një krizë të thellë politike.

Kosova, sipas Limajt,  ka një qeveri që po i kthen shpindën problemeve. “Parlamenti I Kosovës nuk funksionin dhe nuk ka korum as për miratimin e ligjeve”, ka thënë Limaj.

Kjo gjendje, tha ai, është shpërndarë në gjitha institucionet e Kosovës.

Andaj, ai shtoi se është e nevojshme të shkohet drejt mocionit të mosbesimit për t’i hapur rrugë vendit për zgjedhje të parakohshme. “Kjo për me iu dhanë mundësi qytetarëve dhe partive politike për një rifreskim për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë kreu i NISMA për Kosovën.