Avdullah Hoti: Qeveria aprovon dy marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare

21.07.2017 10:05:06
Ministri i financave në largim, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar dy nisma të Ministrisë së Financave për marrëveshje ndërkombëtare.

Hoti thotë se njëra nga marrëveshjet është bashkëpunimi doganor me Kroacinë, ndërsa tjetra eliminimin e tatimit të dyfishtë me Kuvajtin,

Statusi i plotë:

“Qeveria e Kosoves sot aprovoi dy nisma te Ministrise se Financave per marrveshje nderkombetare

  1. Nisma per marreveshje per bashkepunim doganor me Kroacine qe mundeson shkembinim e informatave doganore dhe ekspertizes ne me ste dy vendeve. Kroacia eshte partner shume i rendesishem tregtar i Kosoves dhe permes kesaj marreveshje arrihet te intenaifikohet ky bashkepunim.
  2. Nisma per marreveshje per eliminimin e tatimit te dyfishte me Kuvajtin me qellim qe te ardhurat dhe fitimet e krijuara ne te dy shtetet nga kompani dhe individe te njejte te tatimohen sipas praktikave nderkombetare dhe kritereve te OECD”, ka shkruar Hoti.