Dhurata Hoxha: Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë

Dhurata Hoxha: Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë

06.05.2017 08:02:05

Partia e Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të rregullt këtë t premte ku është diskutuar për aktualitetin politik në vend, përfshirë edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Anëtarja e lartë e PDK-së, Dhurata Hoxha ka thënë se aty nuk është marrë ndonjë vendim për mocionin nga ky subjekt politik.

“Është një qëndrim unik i kryesisë, që opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë”, ka thënë Hoxha.

“Ne jemi në diskutim edhe me LDK, po diskutojmë, po flasim se gjërat kanë ngecur dhe se duhet të ecin më shpejtë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka theksuar se çështja e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, do të merret vetëm nga partnerët e koalicionit.

“Çfarëdo vendimi që do ta marrim, do të jetë për të mirën e qytetarëve”, ka shtuar Dhurata Hoxha që ushtron detyrën e ministres së Drejtësisë.