Ministria e Financave e SHBA-ve të martën lansoi ueb sajtin, i cili për herë të parë mundëson publikisht përcjelljen e të gjitha kategorive të shpenzimeve shtetërore, të cilat vitin e kaluar kapën shifrën 3,85 mijë miliardë dollarë.
Faqja e re e internetit “beta.usaspending.gov”, paraqet kurorën e përpjekjeve trevjeçare për përmirësimin e ueb sajtit aktual “usaspending.gov”, në mënyrë që të sigurohet një pamje e gjerë në shpenzimet shtetërore dhe jo vetëm të dhënat për ndarjen e mjeteve, të cilat ishin të qasshme në versionin e kaluar të faqes