Fjalim i fuqishëm i Qunit drejtuar Veselit e Thaçit (VIDEO)

10.05.2017 13:48:24

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka akuzuar kryeparlamentarin Veselin, duke thënë se vjen nga një formacion i dyshimtë, duke aluduar në SHIK-un. Sipas tij, ky formacion duhet të jap përgjegjësi.

“Qytetarët do ta kuptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues, për integrimin evropian, sepse keni frikë se duhet me dhënë llogari”, ka thënë Quni.

 

Quni ka thënën se PDK është një parti e cila të lenë të vetmuar dhe të lënë në rrugë.

“Unë i njohë këta njerëz këta të lajnë në gjysh të rrugës, sot munden me nxjerr fitimtarë. Unë ju garantoj, Veseli dhe Thaçi ju jeni arsyeja që me detyroni të qëndroj në Kuvend. Por një gjë dua të ju garantojë që gjitha ato mjerime që i keni shkaktuar qytetarëve ju po me detyroni të ju shoh prapa grilave sepse  aty e keni vendin”, ka thënë Quni, raporton “Zeri.info”

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Veselit, i cili ka thënë se Quni mund të shihen të flasin ku të duan dhe kur të duan.

“Se di a je profet a çka, po për këto çka fole flasim kur të duash dhe si të duash”, ia ka kthyer Veseli-Qunit.

Për më shumë, shikojeni videon.