Pushuesi mbytet në plazhin e Velipojës

02.07.2017 19:17:25

Një person është mbytur në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e së dielës, ndërsa ende nuk dihet identetit i viktimës.

Sipas policisë, dyshohet se pushuesi ka pësuar sulm në zemër.

Mësohet se pushuesit e tjerë kanë tentuar ta ndihmojnë, por nuk ka mundur të mbijetojë.