Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë. Një mjet tip “Renault” ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën dy shtetas. Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.
Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z., 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri” të Tiranës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.