Familjarët dyshojnë se mjekimi ka qenë i pakujdesshëm
Një kirurge e spitalit të Elbasanit do të hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një 18-vjeçareje.
J.K, 43 vjeçe do të hetohet për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi K.I, 18 vjeç kreu një ndërhyrje kirurgjikale e cila vdiq pak pas operacionit.
Familjarët e saj që kanë bërë kallëzimin pasi dyshojnë se shkak i vdekjes së saj ka qenë mjekimi i pakujdesshëm.
Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.