Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp pas kthimit nga samiti i Triestes.
Sipas Ramës, Shqipëria ishte vendi që fitoi më shumë projekte.
“Fituam mbështetje për katër projekte, plus një projekt rajonal.
Pesë projekte që morën mbështetje janë:
-Rindërtimi i kalatës 1 dhe 2 në Portin e Durrësit;
-HEC-i i Skavicës;
-Bajpasi i Lezhës;
-Zhvillimi i turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës; dhe
-Projekti rajonal për linjën e transmetimit të energjisë”.
Rama tha se nuk është lënë pas dore as Korridori Blu, që do të lidhë zonat bregdetare në rajonin tonë.
“Është avancuar për projektin e fizibilitetit të Korridorit Blu si pjesë e unazës turistike mesdhetare.
Së shpejti do çelet gara për segmentin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës,” tha Rama.
Më pas ai deklaroi se në vjeshtë nis edhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.
Rama tha se do punohet edhe për aksin e Kardhiqit në jug, që ka rëndësi të madhe.
“Në Fier do të ndërtohet një spital i parë ekselence në Shqipëri,” premtoi Rama.