Një gjykatë në Danimarkë urdhëroi paraburgim për pronarin e nëndetëses, Peter Madsen, për shkak të zhdukjes së gazetares suedeze Kim Vol (30), e cila ndodhej në këtë nëndetëse para se të fundosej.
Madsen, i cili ka hedhur poshtë akuzat preliminare për vrasje nga pakujdesia do të mbetet në paraburgim 24 orë gjatë hetimeve të policisë.
Ai është arrestuar disa orë pasi që nëndetësja e tij me peshë prej 40 tonësh dhe 18 metra e gjatë u fundos te brigjet lindore të Danimarkës.