Dasmorët e Shirokës tronditen nga të shtëna armësh në restorantin “Pikon”

18.08.2017 12:06:14

 

          Pak pas mesnate, policia e Suharekës e ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj i cili në cilësi të dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër  me pistoletë me gaz në ambientet e restorantit “Pikon” në Shirokë të Suharekës. Nga krismat e pistoletës një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit me ç ‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar. Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.