Tashmë kanë dalë shumica e emrave që do t’i drejtojnë dikasteret qeveritare në qeverinë që do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
E në këtë përbërje ka edhe emra që nuk janë aq shumë të njohur për publikun.
Njëri nder tash është edhe Valdrin Lluka, kandidat nga AKR-ja për Ministër të Zhvillimit Ekonomik, shkruan lajmi.net.
Valdrin Lluka është vëllai i Valon Llukës, “dorës së djathtë” të Behgjet Pacollit në kompaninë Mabetex.
Lluka ka qenë kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, që funksionon në kuadër të MTI-së.