A ka përfunduar logjika e epokës të fashizmit ?!

12.05.2021 21:20:22

Skënder MULLIQI

9 maj ishte Dita e Evropës, dhe data kur para 76 vitësh u mund fashizmi në Luftën e Dytë Botërore .Përputhja e këtyre datave natyrisht që ishte koincidencë. Edhe pse ka kaluar tashmë një kohë e gjatë . që kur është mundur fashizmi .Një shpjegim I tillë të gjenerata e re nuk ekziston shumë . Sigurisht ata pyesin si është mundur fashizmi , kur edhe sot po ndëshemi më te në të gjitha anët?,ndoshta më shumë së kurrë më parë! Erdhi edhe koha e rënjës së komunizmit si sistem në Evropë. Gjithashu ishim dëshmitarë të shpërbërjës së përgjakshme të ish krijesës të Jugosllavisë së Titos. U formuan mini shtetet e reja , të cilat vështirë po e kalojnë fazën e tranzicionit edhe pse kan kaluar tashme shumë vite. Nuk është hequr mëndësia e vjetër e ish sistemit komunist dictatorial, që natyrishtë ka elemente të fashizmit.Ju hapën dyert fashizmit të ri si me mendësi , sjellje, veprime …!A nuk janë metoda fashiste, kur politikanet më të madhe po shërbehen më rrena politike, më urrejtje, manipulime të masave , falsifikimeve edhe historike ,metodave të dhunës, të përshtatura mirë në kohë dhe hapësirë. Këtë e instaluan pas luftës nga niveli lokal deri në nivelët qendrore në Kosovë. Ky model I qeverisjës më I degraduari , e degjenerojë shoqërinë tonë të re , duke I stopuar kështu proceset zhvillimore dhe proceset demokratike .Një logjikë e tillë u instalua edhe në Parlament dhe qdo zingjirë tjetër komandues .Metodat neofashte, e varfëruan shumë Kosovën, e lanë të pa zhvilluar ekonomikisht, të izoluar, duke e shëndrruar në një vend jo të civilizuar . Ky përvezitet dhe licemerizëm , ka ofenduar forcat intelegjente e përparimtare në Kosovë.E ka ngulfatur trurin e shëndosh të kombit jo krejt pa fajin e tyre . Eshtë qudi të instalohet një logjikë e tillë, kur dihet së çfarë dëmesh njerëzore dhe materjale I solli njerëzimit në botë historikisht , kështu edhe neve më rastin e luftës në ish –Jugosllavi?!Madje u harrua edhe gjenocidi serb ?!Këto gjera jo të mira që na goditën pas luftës , nuk janë gjë tjetër veq naivitete të njerëzve të padijshem dhe të pa informuar ,së cili është sistemi capitalist liberal. Është e nevojshme që fashizmi I këtyre mërrdhënjëve dhe klima që është krijuar që shumë kohë ,në shoqërinë tonë të re, të tejkalohen nga forcat e reja politike në pushtet , e jo që edhe ata të rrëshqasin në livorën e njejtë të bananës! Vetëm më krijimin e një klime të re politike në Kosovë, si imperativ që kërkon koha e modernitetit, edhe mund ti arrijmë objektivat e synuara si shtet dhe si komb në Ballkanin Perëndimor.Fashizmi i epokës sonë , tejkalohet duke i fuqizuar të gjitha sistemet me logjikën antifashiste. Në këto rrethana në të cilat po punojmë dhe veprojmë , pa ndryshime shumë të mëdha edhe ideore , nuk mund të themi së fashizimi është mundur para 76 vitëve… !