Agjentët e policisë kufitare amerikane zbulojnë tunelin nëntokësor përgjatë vijës kufitare SHBA-Meksikë

28.02.2020 15:59:00

Agjentët amerikanë kanë zbuluar një tunel tjetër të fshehtë që lidh SHBA-të me Meksikën, përmes të cilit kontrandaoheshin lëndë narkotike.

Agjentët e patrullave kufitare kanë zbuluar tunelin dhjetëra metra të gjatë që ishte hapur përgjatë vijës kufitare SHBA-Meksikë.

Atë e zbuluan agjentët e Arizonës dhe është tuneli i tretë nëntokësorë që u shkatërrua nga autoritetet amerikane, pasi e kuptuan se për çfarë kishte shërbyer.

Në janar, autoritetet e sigurisë zbuluan një tunel në një zonë industriale në Tijuana që lidhte me SHBA-të. Ai ishte i gjatë sa 14 fusha të futbollit, që konsiderohej si tuneli më i gjatë që ndonjëherë është zbuluar.