Ahmeti e njofton ministrin e Jordanisë për qeverisjen në Prishtinë

09.12.2016 13:56:32

Ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë Jordaneze, SH.T.Z Salameh Hamada, vizitoi sot komunën e Prishtinës, me ç’rast u prit nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Në takim, ministri Hamada njoftoi kryetarin Ahmeti për procesin e reformave në qeverisje, si në nivelin qendror po ashtu edhe atë lokal dhe e shprehi interesimin e tij për përvojën e qeverisjes në Prishtinë.

Kryetari Ahmeti nga ana e tij i shpjegoi mysafirit nga Jordania, për qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, sidomos në luftimin e korrupsionit, ofrimin e shërbimit sa më të mirë për qytetarin, si dhe shndërrimin e Prishtinës në qytet funksional.