Shqiperi/ Vdes 38-vjeçari nga COVID, por bie ndjeshëm numri i infektimeve/ Cilat janë tre qytetet më të rrezikshme në Shqipëri

26.12.2020 17:58:41

Gjatë 24 orëve të fundit u konstatua një rënie e ndjeshme e rasteve me COVID, ku sipas ministrisë u regjistruan vetëm 375 të infektuar nga rreth 1900 të testuar.

Gjithsesi Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur, i ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

“127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.”, bëri me dije ministria.

Mes viktimave një 38-vjeçar

COVID vijon të marrë jetën edhe të rinjve, ku gjatë 24 orëve të fundit u njoftua se një 38-vjeçar nuk e kishte fituar betejën me COVID. Sërish Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë viktima.

“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.”

Po cilat janë zonat më të prekura?

Sipas shifrave të bëra zyrtare, Tirana rezulton të jetë qyteti me më shumë të infektuar dhe viktima, i ndjekur ng Fieri, SHkodra, Durrësi dhe Vlosa.

Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382