Aida Dërguti viziton Ramush Haradinajn në Francë (Foto)

23.01.2017 22:04:53

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, është takuar sonte me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Dërguti e ka publikuar një fotografi, në llogarinë e saj në Facebook, së bashku me Haradinajn, duke treguar se sonte gjendet të Strasburg të Francës.

“Sonte ne Strasburg #meRamushin”, është postimi i Dërgutit, që e ka përcjellur fotografinë e saj me Ramush Haradinajn.

Haradinaj po qëndron në paraburgim në Francë, pasi me 4 janar është arrestuar nga autoritetet franceze bazuar në një flet-arrest të Serbisë.