Zbulohet pergamena e rishkruar në shekullin X

23.01.2017 21:51:06

Drejtoria e Përgjithshme ea zbuluar një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, i vetmi në Shqipëri.

Palimspesti, që nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”,  është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri.

AQSh sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit (scripta inferior), kuptohet se pergamena e ripërdorur daton në shekullin X, kurse shtresa e sipërme, scripta posterior daton në shekullin XIII.

Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës.