Ajaksi “me një këmbë” në finalen e Europa League

03.05.2017 23:52:43

Ajaksi “me një këmbë” në finalen e Europa League

Ajaksi i Amsterdamit hipotekoi finalen e Europa League pas fitores së merituar 4-1 ndaj Lionit që e vendos në një pozicion komod për kthimin ndaj skuadrës franceze.

90 minutëshi i zhvilluar në stadiumin historik që shpejt do të marrë emrin “Johan Cruyff Arena”, regjistroi dominimin e “tulipanëve” që në fraksionin e parë. 

Traore dhe Dolberg arritën të tundin rrjetën e Lionit pa shkuar skuadrat në pushim, me ekipin francez që nuk  ishte i aftë për të ndalur vrullin e vendasve. Edhe në fraksionin e dytë Ajaksi ruajti epërsinë në lojë dhe rezultat, madje thelloi diferencën me Junes. Lion tentoi të rihapte llogaritë me Valbuena-n në një “rebound” me fat që çoi sferën në këmbët e sulmuesit transalpin.

Por Ajaksi u përgjigj me golin e katërt nga Bertrand Traore, aksion që vulosi dhe rezultatin në Amsterdam.

Kështu holandezët janë me një këmbë në finalen e Europa League që do të zhvillohet në “Friends Arena”, në Stokholm të Suedisë. Finalisti tjetër do të dalë nga çifti Celta Vigo-Manchester United.