AKI kërkon që të mos publikohen të dhëna në emër të saj pa u konfirmuar nga ajo

15.03.2017 10:50:26

Agjenisia Kosovare për Inteligjencë ka publikuar në faqen e saj zyrtare një komunikatë nëpërmjet të të cilës kërkon nga mediet që të mos publikojnë asgjë të paautorizuar nga kjo Agjensi.

Kjo Agjensi këtë e ndërlidh me publikimin e të dhënave që kanë dalë pas tetntim-vrasjes së Azem Vllasit, e që thuhet se janë të dhëna të dala nga AKI, por që nuk është e vërtetë.
“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke marrë parasysh rrethanat që janë krijuar me ngjarjen e fundit, e ku përmenden të dhëna që kanë dalë nga AKI, deklaron zyrtarisht se, asnjë nga të dhënat e publikuara nuk është e vërtetë, dhe së këndejmi thërret mediet dhe opinionin publik për maturi që të mos shpërndajnë asgjë të paautorizuar!

AKI e kualifikon këtë si një fakt në dëm të sigurisë kombëtare, dhe se për çdo gjë që AKI ka për të deklaruar, këtë e bën vetëm përmes adresës elektronike zyrtare dhe faqes zyrtare në internet (www.aki-rks.org)!” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga AKI.